Çdo punë që bën njeriu, e bën i motivuar nga diçka. Sa herë që ky motiv është një person që na ka shtyrë të bëjmë diçka të mirë, ne e falënderojmë atë dhe ia dimë për nder. Më kujtohet që dikur më erdhi një grua tek të dyzetat, e cila, ndër të tjerat u ankua se e kishte të vështirë të ishte e rregullt me kohët e namazit. Kur e pyeta mbi shkaqet që e bënin të mos ishte korrekte, ajo më tha:”Zoti i faltë prindërit e mi, të cilët nuk më kanë mësuar me namazit që të bëhet pjesë e jetës time!”Këto fjalë më bënë të mendoj mbi rëndësinë e edukimit të njerëzve, me qëllim që ti mësojnë fëmijët me namazin, të cilin duhet ta kenë si një pjesë të jetës së tyre. Kështu më lindi ideja e këtij shkrimi modest, i cili nëse do i ofrojë ndihmë qoftë dhe një personi të vetëm, i kërkoj të bëjë lutje për të gjithë ata që namazin nuk e kanë si pjesë të jetës së tyre. Lutuni për ta që Zoti ti mundësojë ta vënë ballin në sexhde dhe të jenë korrekt me një nga shtyllat e islamit.Zakon që në vegjëli
Pas kësaj hyrjeje të cilën e shoh si një detyrim që nuk mund ta kapërcej, le të biem dakord që namazi, me gjithë shenjtërinë dhe vlerën e vet shpirtërore, hyn tek disa zakone dhe shprehi, të cilat duhet të jenë pjesë e jetës së përditshme të një myslimani. Kjo, derisa ai të shndërrohet në një bosht themeltar i cili organizon ditën dhe kohën e tij, duke e parë mangësi të madhe nëse vonohet dhe shtyhet nga koha e rregullt, e jo më nëse nuk kryhet fare. Kjo dëshirë vazhdon e ngulitet derisa namazi të kryhet në çfarëdo gjendje dhe në çfarëdo pune, në mënyrë automatike, sikur e shtyn një forcë e brendshme drejt namazit si ritual, nga i cili e kanë të pamundur të ndahen.
Nëse pajtohemi me këtë, le të pajtohemi dhe me faktin që zakonet dhe shprehitë formohen që në vegjëli, duke u rrënjosur në karakterin dhe psikologjinë e individit. Ato e motivojnë dhe e shtyjnë, si një forcë orientuese e brendshme.
Marrëveshja jonë e tretë është që familja është përgjegjëse për formësimin e këtij vesi dhe shprehie, si dhe të shumë shprehive pozitive të cilat fëmija i merr nga familja e vet. Kjo vlen dhe për shprehitë negative, veset, të cilat i merr po nga familja. Bazuar në këtë, familja ka përgjegjësi ta ushtrojë fëmijën të falë namazin, duke pasur parasysh disa pika të cilat do i parashtrojmë në rreshtat në vijim.

0 comments :
Post a Comment