Banania është një fryt që ka përdorim në shumëfishtë. Kurrsesi nuk duhet nënvlerësuar, pasi ajo mund të gjejë përdorim të gjerë në jetën tuaj të përditshme. Më poshtë po ju paraqesim disa nga përdorimet e saj, si dhe disa këshilla që ndoshta mund të mos i keni dëgjuar ndonjëherë.
Përdorimet
- Ju dhemb stomaku ? Hani një banane.
- Keni pika të zeza në fytyrë ? Do ta fërkoni fytyrën me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes për 15 minuta. Pastaj fytyrën do ta shpëlani me ujë të rrjedhshëm.
- Keni në oborr apo në ballkon trëndafil të mbjellë? Do ta prisni lëkurën e bananes në copa të vogla, do të gërmoni në rrëzën e trëndafilit dhe do ti vendosni copat aty. Edhe vetë do të cuditeni me rezultatin, kur të celin trëndafilat.
- Doni që këpucët apo Çanta juaj prej lëkure të shkëlqejë? Fërkojini me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes dhe ato do duken si të porsablera.
- Kolltuku prej lëkure është shumë i pistë? Fërkojeni me lëkurë bananeje dhe pastrojeni me një pecetë të pastër. Do të shkëlqejë.
- Ju bënë gishtat me bojë shkrimi? Me ti fërkuar me lëkurë bananeje, do të pastrohen.
- Nëse vendosni copa të vogla lëkure bananeje në vazot e luleve, do ti shpëtoni nga parazitë të ndryshëm.
- Lëkurën e bananes mund ta përdorni edhe për të shkëlqyer gjethet e bimëve zbukuruese që mbani në mjediset e brendshme të shtëpisë.
Që të mos nxihen bananet!
Sic dihet, bananet nuk vendosen në frigorifer, pasi mund të nxihen. Por, që të mos nxihen bananet në frigorifer, ekziston një metodë e thjeshtë. Lagini bananet mirë e mirë në ujë të rrjedhshëm dhe pastaj vendosini në një qese prej letre. Mbylleni mirë grykën dhe vendosini në frigorifer. Do ti gjeni sic i latë.
Por banania nxihet edhe pasi ta kemi qëruar dhe prerë. Në qoftë se duam të përgatisim për miqtë për shembull, një sallatë me fruta, që të mos nxihet bananet derisa të servirim frutat, u hedhim disa pika lëng limoni dhe ato do të ruajnë ngjyrën origjinale.
Gjithsesi, nëse bananet nxihen, mos i hidhni poshtë. Pasi ti qëroni bëjini krem dhe vendosini në akull të frigoriferit. Mund ti përdorni si mbushje për kekun apo akulloren që do përgatisni.

0 comments :
Post a Comment