Parlamenti i Ugandës miratoi një projektligj i cili do të bëjë të dënueshëm me burgim të përjetshëm aktet e homoseksualitetit në vend.

Dekreti në fjalë gjithashtu e bën një vepër penale mos raportimin e një personi homoseksual tek autoritetet.

Kryeministri i shtetit afrikan kundërshtoi miratimin e projektligjit, duke thënë se në parlament nuk ishte arritur kuorumi për miratimin.

Në bazë të projektligjit të propozuar fillimisht, homoseksualiteti duhej të dënohej me vdekje, por Uganda vendosi që të lehtësonte dënimin me burgim të përjetshëm.

0 comments :

Post a Comment