Cdo njeri,duke perfshire edhe binjaket monozigot, qe mezi dallohen nga njeri-tjetri, ka shenjat e tij te vecanta te gishterinjve. Shenjat e gishtërinjve apo vijat papilare siç njihen ndryshe, dallohen qysh në javën e 7-8 të jetës embrionale, ndërsa formën e pandrysheshme e marrin qysh në javën e 21-22 të jetës embrionale. Nga kjo kohë, shenjat mund të rriten apo tkurren, por kurrsesi të ndryshojnë.

Me fjale te tjera,identiteti i secilit eshte i koduar ne majat e gishterinjve te tij. Ky sistem i koduar mund te krahasohet me sistemin e kodit te vijave,i cili perdoret ne ditet tona per identifikimin e prodhimeve te ndryshme,si prodhimet industriale apo ushqimore.

Çdo njeri për t’u identifikuar me shenjat e gishtërinjve, mjafton që vetëm 11 vija ti ketë të ngjashme, nga gjithsejt 81 vija sa kanë pjesa dërmuese e njerëzve, por në institutin e Kriminalistikës në Kosovë, identifikimin e personave përmes vijave papilare e bëjnë me vetën 9 vija.

Allahu i Madheruar thote:

“A mendon njeriu se nuk do t’i mbledhim eshtrat e tij? Po,do t’i mbledhim! Madje Ne jemi te zote t’i krijojme perseri edhe majat e gishterinjve te tij!” (El Kijame 3-4)

Theksimi i shenjave te gishterinjve ka nje domethenie mjaft te vecante, sepse secili ka shenjen e tij unike te gishterinjve,e cila nuk i ngjason askujt.
Cdo person qe jeton apo ka jetuar ne kete bote ka formen e tij unike te shenjave te gishterinjve.Per kete arsye,shenjat e gishterinjve jane nje prove mjaft e rendesishme e identitetit,ndaj dhe sot perdoren pikerisht per kete qellim.

0 comments :

Post a Comment