Emri: Iblisi.
Vendbanimi: Zemrat e të shkujdesurve.
Feja: Kufri (Mohimi i besimit).
Fillimi i paraqitjes: Atë ditë kur refuzoi t'i bie në sexhde Ademit, alejhi selam.
Shokët: Ata që adhurojnë çdo gjë jashtë Allahut.
Vendqëndrimi i përhershëm: Xhehenemi, sa vend i keqe që është.
Vendet ku vepron: Ato vende ku nuk përmendet Allahu.
Urdhrat e tij: Urdhëron në të ligën dhenë imoralitet.
Profesioni: Drejtor i përgjithshëm i të mallkuarve dhe të devijuarve.
Koha e shërbimit: Deri Ditën e Kiametit.
Destinacioni i udhëtimit: Zjarri i Xhehenemit.
Fitimet e tregtisë: Humbjet e qarta.
Shokët e udhëtimit: Shejtanët, nga njerëzit dhe xhindet.
Shoqëruesi në punë: Ai që e hesht të vërtetën.
Mjeti i transportit: Gënjeshtra.
Kapitali i tij: Shpresat e rrejshme.
Mexhlisi i tij: Tregjet.
Armiqtë e udhëtimit: Muslimanët.
Ritet e punës së tij: Hipokrizia, zotëria i moralit.
Gruaja e tij e dynjasë: Gruaja e veshur, por në fakt e zhveshur.
Të dashurit e tij: Të gjithë ata që janë të shkujdesur ndaj përmendjes së Allahut.
Ajo që i pengon: Istigfari.
Shtëpia e tij: Vendet e fëlliqura dhe vendet e mëkateve.
Shokët e tij: Hipokritët.
Burimi i riskut të tij: Pasuria haram.
Mjetet e informimit: Përgojimi, bartja e fjalëve dhe spiunimi.
Ushqimi i tij i preferuar: Mishi i të vdekurve (Përgojimi).
I urren: Ata që e përmendin Allahun.
Shpresa e tij: Ti bën jobesimtar të gjithë njerëzit.
Përfundimi i tij: Dita e caktuar për të.
Fjalën e fshehtë që ia thotë pasueseve të vet: "Unë", fjala e kryelartëve dhe mendjemëdhenjve.
Shërbimi i tij: Urdhëron në të keqe dhe nxit në të.
Premtimi i tij: E premton varfërinë.
Çka e bën të qan: Sexhdet e shumta për Allahun e Madhëruar.

0 comments :

Post a Comment