Falja e namazit është obligim për çdo musliman. Allahu atë na e obligoi jo si rendim e lodhje për ne por, si shpëtim dhe si një rrugëzgjidhje në të gjitha sferat e jetës.
Sa i përket ndikimit të namazit në aspektin mjekësor kjo është e vërtetuar edhe në mënyrë shkencore.
Sipas një koncepti të dhënë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara të Shëndetësisë me shëndet kuptojmë:
Jo vetem praninë ose mospraninë e sëmundjes por edhe gjendjen e mirë psiqike, sociale dhe fizike te pacientit. Pra ne kemi një dhuratë të mrekullueshme prej Allahut sepse namazi është ai që na mundëson të kemi një shëndet të mirë në kuptimin e plotë të fjalës.
Siç dihet kusht themelor për t'u falur është pastërtia e trupit,
Allahu na porosit në Kur'an: ".e All-llahu i do të pastrit"
(El Teube; 108 )
Pastërtia është ajo që e bën trupin të gjallërohet, të ngjallen qelizat e lëkures, të hapen poret e lëkures të cilat e luajnë funksionin normal të frymëkëmbimit, nga trupi të buroj forca dhe shëndeti. Lëkura nga pikëpamja biokimike ka natyrë lipidike dhe përbëhet nga kolesteroli 20% dhe fosfolipidet 2.5%, prandaj larja e trupit është një tretman mjaft i mirë për mirëmbajtjen e lëkurës.
Anet pozitive te abdesit -Allahu i Madhëruar na porositë:
"O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjtë." (El Maide, 6)
Prej dobive te abdesit të vërtetuar shkencërisht permendim: parandalimin e transmetimit të shumë sëmundjeve virusale ku duart e palara janë mjet kryesor të përhapjes së tyre, me fërkimin e gjymtyrëve bëhet edhe masazhi i tyre i cili është mjaft i dobishëm, nxitja e qarkullimit të gjakut dhe mënjanimi i çdo trupi të huaj.
Poashtu para namazit është i nevojshëm pastrimi i dhëmbëve, për këtë na tregon hadithi i Muhammedit alejhi selam ku thotë:
"Sikur të mos e dija për gjendjen e popullit tim do ta bëja të detyrueshme që para çdo namazi të lahen dhëmbët".
Siç dihet sëmundja më e shpeshtë e dhëmbit është kariesi, e shkaktar i saj është ushqimi dhe mbetjet që nuk largohen me larje. Pra, ja një anë tjetër pozitive e namazit në shëndetin tonë.
Allahu i madhëruar thotë : "O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhurojeni." (El Haxh, 77)
Namazi siç dihet falet në pesë kohë dhe në të pesë kohet përsëriten të njëjtat lëvizje të cilat bëjnë që të lëviz çdo pjesë e trupit. Duke përfshirë këtu ngritjen, përkuljen, sexhden uljen dhe lëvizjet e gjymtyrëve d.m th një gjimnastikë.
Shkencëtaret kanë vërtetuar se forma më e mirë e gjimnastikës është ajo që përseritet çdo ditë dhe që është e shpërndarë në të gjitha orët e ditës dhe jo një gjimnastikë rraskapitëse të cilen e kryejnë disa njerëz vetëm në mëngjes.
Mirëpo namazi nuk i ka vetëm të mirat e saj formale; pastërtinë dhe fiskulturën, por ajo ka edhe një varg të mira të tjera të panumërta. Në namaz individi e vë në përdorim tërë qenien e vet gjymtyrët, arteriet, eshtrat, poret dhe çdo qelizë të trupit të vet, mendimet e veta, kujdesin, fokusimin, perqendrimin e shikimit vetëm ndaj Zotit te vet etj.
Sa i përket rolit të namazit në tejkalimin dhe shërimin e sëmundjes, njeriu duhet ta kuptoj se nuk ka asgjë më të vlefshme, më të këndshme, më intelegjente dhe më të bukur sesa gjendja e të qëndruarit para Krijuesit, përkulja ndaj Allahut dhe lidhja e zemrës dhe e shpirtiti me praninë dhe afërsin, gëzimit ndaj jehones së shqiptimit të lutjeve të Allahut.
Gjithashtu në namaz njeriu e shkyq funksionin e vet motorik të adhurimit të kësaj bote, krijesave të saj, punëve, shqetësimeve dhe depresioneve të kësaj bote. Duhet theksuar fakti se në një barnatore në të cilën është bërë statistika e shitjes së barnave prej periudhes së pas luftës numri më i madh i barnave të konsumuara ka qenë ai i sedativëve, diazepam, lorazepam, bromazepam etj (rreth 5000 tableta në muaj).
Sikur të dihej forca shëruese e namazit kjo gjë nuk do të ndodhte, sepse namazi është forma më e mirë e qetësimit të trupit dhe shpirtit.
Oksigjeni është ushqim i trupit, ai lidhet me hemoglobinen dhe formon një kompleks që quhet oksihemoglobin, ky kompleks me anë të gjakut qarkullon në tërë trupin dhe në këtë mënyrë furizohen me oksigjen qelizat, indet e organet pa të cilën trupi nuk mund të jetoj. Njejtë është edhe me namazin, ajo e bën lidhjen e robit me Krijuesin e tij dhe me këtë lidhje ushqehet shpirti i muslimanit, jeta e të cilit pa namaz nuk mund të paramendohet, sepse nuk do të ketë me çka të ushqej shpirtin e tij, e ushqimi pra është i freskët gjithmonë dhe të pamërzitshme janë ajetet Kuranore.
Gjithashtu sexhdeja ka ndikim pozitiv në enët e gjakut të trurit, ulja poshtë çon në mbushje të enëve cerebrale me gjak dhe kur koka ngrihet lartë menjëherë, realizohet ulja e tensionit brenda enëve të gjakut.
Po kështu namazi shoqërohet me qetësi shpirtërore dhe kthjelltësi mendore , e cila është më se e nevojshme për njerëzit të cilët merren me studime p .sh studentët etj.
Pejgamberi në raste të ndryshme i thonte Bilallit që ta thërriste ezanin me qëllim që të faleshin, sepse aty e gjente rehatinë dhe qetësinë, pejgamberi së bashku me shokët e tij.
Shumica e njerëzve vuajnë prej hipertensionit, (rreth 10% e populatës së rritur vuajnë nga kjo sëmundje), prej sëmundjeve të zemrës, prej çrregullimeve hormonale etj. Nëse këta njerez e falin namazin me koncentrim te plotë, prezencë dhe përkushtim ajo do t'i bëhet ilaç për të gjitha sëmundjet e përmendura. Sikur të bëhej analiza e gjakut, sikur të matej tension i gjakut dhe pulsi dhe pastaj të bëhej inçizimi i trurit gjatë kohës së namazit do të vinim deri te rrezultate të mëdha dhe të shkëlqyeshme.
Ushtrimet e panumërta ndikojnë në mirëqenien emocionale dhe rrisin jetëgjatësin. Rrisin mundësin që personi të mbetet aktiv me kalimin e moshës dhe në pleqëri. Poashtu njerëzit te cilët falen me ushtrime të rregullta nuk rrudhosen kur të plaken .

0 comments :
Post a Comment