Lindja e diellit nga perёndimi ёshtё njё prej shenjave tё mёdha tё Kijametit, tё cilёn e vёrteton Kurani dhe Suneti i pastёr.
Argumentet për kёtё shenjё:
a – Argumente nga Kurani:
Allahu xh.sh. thotё: “Ditën kur të vijnë disa shenja të Zotit tënd, atëherë nuk do t’i bëjë dobi askujt besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë, ose nuk ka bërë ndonjë të mirë me besimin e tij!”
Hadithet e sakta tregojnё se njё prej shenjave qё nёnkupton ky ajet ёshtё edhe lindja e diellit nga perёndimi. Ky ёshtё edhe mendimi i shumicёs sё komentuesve tё Kuranit.
Taberiu pasi ka pёrmendur fjalёt e komentuesve, nё lidhje me kёtё ajet ka thёnё: “Fjala mё parёsore pёr t’u pranuar ёshtё fjala pёr tё cilёn janё përcjellur hadithe tё mjaftueshme nga i Dёrguari i Allahut alejhi selam, që ka thёnё se kjo ka pёr tё ndodhur kur tё lindё dielli nga perёndimi i tij.”
Sheukani thotё: “Nёse ky koment profetik arrin qё tё vёrtetohet nё mёnyrё tё saktё e pa pengesa duke arritur deri tek i Dёrguari i Allahut a.s., atёherё atij duhet t’i jipet pёrparёsi dhe duhet pranuar patjetёr.”
b – Argumente nga suneti i pastёr:
1 – Nё të dy Sahihet përcillet nga Ebu Hurejra, se i Dёrguari i Allahut a.s. ka thёnё: “Kijameti nuk do tё bёhet derisa dielli tё lindё nga perёndimi i tij. Kur ai tё lindё dhe ta shohin njerёzit, do tё besojnё tё gjithё, mirёpo atëherë nuk do t’i bëjë dobi askujt besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë, ose nuk ka bërë ndonjë të mirë me besimin e tij!”
2 – Buhariu përcjell nga Ebu Hurejra, se i Dёrguari i Allahut alejhi selam ka thёnё: “Kijameti nuk do tё bёhet derisa tё luftojnё dy grupe… (dhe ndёr tё tjera ka thёnё:) dhe derisa dielli tё lindё nga perёndimi i tij. Kur ai tё lindё, do tё besojnё tё gjithё, mirёpo atëherë nuk do t’i bëjë dobi askujt besimi i vet, nëse nuk ka besuar më parë, ose nuk ka bërë ndonjë të mirë me besimin e tij!”
3 – Muslimi përcjell nga Ebu Hurejra, se i Dёrguari i Allahut alejhi selam ka thёnё: “Nxitoni t’i kryeni punёt pёrpara gjashtё gjёrave: …lindjes sё diellit nga perёndimi i tij.”
4 – Nё hadithin e përcjellur nga Hudhejfe mbi shenjat e mёdha tё Kijametit, ndёr tё tjera i Dёrguari i Allahut alejhi selam ka pёrmendur: “Lindja e diellit nga perёndimi i tij”.
5 – Imam Ahmedi dhe Muslimi pёrcjellin nga Abdullah ibn Amri se ka thёnё: “Unё kam mёsuar nga i Dёrguari i Allahut alejhi selam disa fjalё qё nuk i kam harruar. Unё kam dёgjuar tё Dёrguarin e Allahut a.s. të thotё: “E para shenjё qё do tё shfaqet ёshtё lindja e diellit nga perёndimi i tij.”
6 – Nga Ebu Dherri përcillet, se i Dёrguari i Allahut alejhi selam njё ditё tha: “A e dini se ku do tё shkojё ky diell?” Tё pranishmit thanё: “Allahu dhe i Dёrguari i Tij e dinё.” Tha: “Ky lёviz derisa arrin nё cakun e tij poshtё arshit, bie nё sexhde dhe vazhdon tё qёndrojё ashtu derisa t’i thuhet: “Ngrihu dhe kthehu andej nga ke ardhur.” Ai kthehet dhe nё mёngjes del nё vendaljen e tij. Pastaj lёviz derisa arrin nё cakun e tij poshtё arshit, bie nё sexhde dhe vazhdon tё qёndrojё ashtu derisa t’i thuhet: “Ngrihu dhe kthehu andej nga ke ardhur.” Ai kthehet dhe nё mёngjes del nё vendaljen e tij. Pastaj lёviz, njerёzit nuk vёnё re asgjё qё nuk shkon tek ai, derisa arrin nё cakun e tij poshtё arshit dhe i thuhet: “Ngrihu dhe nё mёngjes dil nga perёndimi yt.” Pastaj ai nё mёngjes del nga perёndimi i tij.” I Dёrguari i Allahut a.s. tha: “A e dini se kur do tё ndodhё kjo? Kjo do tё ndodhё atëherë kur nuk do t’i bëjë dobi askujt besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë, ose nuk ka bërë ndonjë të mirë me besimin e tij!”

0 comments :
Post a Comment