Lëvizja masive politike e njohur si Pranvera Arabe e cila përfshiu Sirinë, Jemenin, Egjiptin, Libinë dhe Tunizinë filloi më 17 dhjetor në vitin 2010, kur një i ri tunizian pronar i një tezge të perimeve, Muhamed Buazizi, sakrifikon veten publikisht pasi u poshtërua nga një oficere e policisë.
Pas incidentit shpërthyen protesta msaive kundër presidentit Zine Abidin Ben Ali në të gjithë vendin e Afrikës së Veriut, duke rezultuar në rrëzimin e diktatorit tunizian nga posti i tij. Kjo inkurajoi për kryengritje të ngjashme edhe në vendet tjera, të cilat gjithashtu rezultuan me dorëheqje të Hosni Mubarakut në Egjipt dhe Ali Abdullah Saleh në Jemen. Ndërsa, në Libi Muamer Gadafi është kapur nga protestuesit dhe është vrarë.
Megjithatë, tre vitet në vazhdim, presidenti i Sirisë Bashar al-Asad vazhdon ta mbajë pushtetin me dhunë, dhe luftën e vazhdueshme midis ushtrisë së tij dhe forcave çlirimtare, ku deri më tani janë vrarë 120.000 sirianë. Velrësimet sugjerojnë gjithashtu se 30.000 deri në 50.000 u vranë në revolucionin e Libisë.
Mijëra u vranë gjithashtu edhe në revolucionin e Egjiptit në vitin 2011, e cila pas kësaj ishte qetësuar përkohësisht për t’u rindezur përsëri pas 3 korrikut kur ndodhi grusht shteti dhe rrëzimi i Muhamed Mursit. Në trazirat që rrodhën më pas, qindra mbështetës të Mursit u vranë pasi ushtria ushtroi dhunë të paparë mbi ta. Burimet thonë se më shumë se 2.000 vetë u vranë në protestat e gushtit në Rabia al-Adewije.

0 comments :
Post a Comment