Durres – Shtatë orë pas vrasjes së djeshme të ndodhur në shkollën e mesme profesionale të Shkozetit, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të këtij krimi, falë bashkëpunimit të familjarëve të tij.
Policia ka arrestuar Endrin Varakun në një lokal të Durrësit, ndërsa sqaroi se ngjarja e rëndë ka si motiv një grindje mes dy adoleshtentëve. Adoleshenti mësohet se ka zgjedhur të vetëdorëzohej duke mos bërë asnjë veprim për ti ikur policisë.
Pas ndalimit, 15-vjeçari është shoqëruar në policinë e qytetit bregdetar ku gjatë marrjes në pyetje nga policia Varaku ka pranuar dhe kryerjen e vrasjes së bashkëmoshatarit të tij. 15-vjeçari rrëfeu në polici se kishte hequr qytën e pushkës automatike dhe më pas armën e kishte fshehur poshtë përparëses së punës.
Në orët e mbrëmjes policia ka arrestuar dhe mësuesin e kësaj shkolle, Thoma Llazari, i cili po zhvillonte mësim në kohën që është kryer krimi. Sipas policisë së Durrësit arrestimi i Llazarit është bërë për moskallëzim të autorit të vrasjes dhe pse e kishte parë.
“Policia e Qarkut Durrës ka arritur të kapë pasditen e sotme shtetasin E.V., 15 vjeç, i cili vrau me armë zjarri 17-vjeçarin A.T. ne mjediset e shkollës “Beqir Çela” në Shkozet. Kapja e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë është realizuar rreth orës 16:45, falë edhe bashkëpunimit të familjarëve të personit të kërkuar. Që prej momentit të ngjarjes, policia kishte marrë masa të shumta duke kontrolluar banesat e familjarëve dhe të afërmve të autorit të dyshuar si dhe kishte duke ngritur postoblloqe kontrolli në të gjitha akset rrugore të zonës. Krahas këtyre masave u kontaktua me familjarët e autorit duke ju bërë të qartë situatën në të cilën ndodhej fëmija i tyre. Pas një sërë veprimesh policore për identifikimin e lidhjeve të tij dhe kontakteve të tij më të fundit falë edhe bashkëpunimit të familjarëve u bë kapja e E.V. në një prej lokaleve të qytetit të Durrësit.

0 comments :

Post a Comment