1. Lutja e besimtarit për vëllanë e tij musliman në mospraninë e tij:

Nga Ebu Derdaja r.a,  transmetohet se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut  qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk ka musliman që e lut Allahun për vëllanë e  tij, në mospraninë e tij, e që meleku i cili është i caktuar për të, të  mos e bëj të njëjtën lutje për atë që lutet.” (Shënon Muslimi)

2. Lutja e atij që i është bërë padrejtësi:

“Kur i Dërguari i  Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, vendosi ta  dërgonte Muadhin në Jemen, e këshilloi me fjalët: “Ruaju lutjes së atij  që i është bërë padrejtësi, sepse me të vërtetë ndërmjet lutjes së tij  dhe Allahut nuk ka kurrfarë perdeje (pengese).” (Shënon Buhariu)

3. Lutja e udhëtarit:

Nga Ebu Hurejra, r.a,  transmetohet se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut  qofshin mbi të, ka thënë: “ Tri lutje nuk kthehen mbrapa dhe për këtë  nuk ka kurrfarë dyshimi: lutja e atij që i është bërë padrejtësi, lutja e  udhëtarit dhe lutja e prindit për fëmijën e tij.” (Shënon Tirmidhiu)

4. Lutja e agjëruesit në kohën e iftarit dhe lutja e prijësit-imamit të drejtë:

Sipas hadithit që  transmeton Ebu Hurejre, tre personave nuk ju kthehet lutja mbrapa:   “Agjëruesit derisa të hyjë koha e iftarit, imamit të drejtë dhe atij që  i është bërë padrejtësi”. (Shënon Tirmidhiu)

5. Lutja e fëmijës së mirë:

Nga Ebu Hurejra r.a,  mësohet se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka  thënë: “Kur vdes njeriu ndërpritet veprat e tij, përveç në tri  raste:  Nëse mbas vete len sadaka të vazhdueshme (nga e cila përfitojnë  nevojtarët), dituri të dobishme dhe fëmijë të mirë, i cili lutet për  të.”(Shënon Muslimi)

6. Lutja e atij që është në vështirësi:

Sipas ajetit Kur’anor:  “A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret,  duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës...”(Neml,  62)

7. Ai që e kalon natën i pastër (me abdest) duke e përmendur Allahun:

Nga Muadh ibn Xhebeli  transmetohet se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi  të, ka thënë: “Nuk ka besimtarë që e kalon natën me abdest dhe duke e  përmendur Allahun pastaj të lutet për mirë në këtë dhe botën tjetër, e  kjo lutje të mos i pranohet.” (Shënon Ebu Davudi dhe Ahmedi).

8. Lutja që e bëri Junusi a.s:

”Nga Sa’d ibn Ebi  Vekasi, r.a, transmetohet se i Dërguari i Allahut, ka thënë: “Ai që e  bën lutjen që e ka bërë Junusi a.s, në barkun e peshkut: ’Nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet pos  Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtësi vetës.’,  lutja do ti pranohet.” (Shënon Tirmidhiu dhe të tjerët).

9. Lutja e atij që zgjohet nga gjumi:

Nga Ubade ibn Samiti,  r.a, transmetohet se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut  qofshin mbi të, ka thënë: Kush zgjohet nga gjumi dhe thotë: S’ka të  adhuruar tjetër përveç Allahut Një dhe i pashoq, Atij i takon Sundimi  dhe Lavdërimi dhe Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo send. I Madhëruar  qoftë Allahu, Falënderimi i takon Allahut, s’ka të adhuruar tjetër  përveç Allahut, Allahu është më i Madhi, s’ka ndryshim e as fuqi pa  ndihmën e Allahut të Lartmadhëruar, -pastaj lutet dhe thotë: “O Zoti im,  më fal”, lutja do t’i pranohet. Nëse pastaj fal namaz, do t’i pranohet  te Allahu. (Shënon Buhariu dhe të tjerët).

10. Lutja e fëmijës së sinqertë për prindërit e tij:

Nga Ebu Hurejra r.a,  transmetohet se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut  qofshin mbi të, ka thënë:”Vërtet, Allahu do ta ngritë në pozitë të lartë  në xhenet robin e Tij të sinqertë, e ai do të thotë: ’Zoti im prej nga  më erdhën mua gjithë këto të mira? Do t’i thuhet: ”Ky është rezultat i  lutjes së fëmijëve tu.”(Shënon Ahmedi, Ibn Kethiri e cilëson sahih).

0 comments :

Post a Comment