Gazeta zvicerane “Blick” ka rikthyer sot rrëfimin e një abuzimi nga një prift katolik që kishte ndodhur në janarin e viti 2009. Kjo gazetë ka publikuar të edituar fotografinë e priftit, inicialet e të cilit janë P.A. dhe që në kohën kur kreu abuzimin, që tashmë është konfirmuar edhe në gjykatë, ishte misionar i huaj në Zvicër.

Gazeta Express ka siguruar fotografinë e pa edituar, ku P.A. shihet i shoqëruar në ligjëratë nga Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji. Supozohet se prifti abuzues është shqiptar nga Kosova. Gazeta zvicerane “Blick” ka publikuar sot një rrëfim të një viktime të abuzimit nga prifti.

Mary K. 22 vjeçare është ajo që me rrëfimin e saj ka zënë ballinën e kësaj të gazete, e cila ende vuan nga post-traumat e stresit si viktimë e abuzimit seksual.

Express ka mësuar se prifti i dyshuar, inicialet e të cilit janë P.A. e fotografia e të cilit e mbuluar vetëm në fytyrë është misionar katolik nga Kosova. Express ka siguruar edhe fotografinë e pa edituar të cilën e ka publikuar gazeta, ku prifti i dyshuar për abuzim të Mary K. është në shoqëri të Ipeshkvit të Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Gazeta ka provuar të marrë të enjten një koment nga Ipeshkvia e Kosovës, por ata nuk u janë përgjigjur pyetjeve të gazetës. Kjo eshte fotoja e abuzuesit, por arsye etike nuk po e shpalosim fytyren e tij.

Rrëfimi i Marias

“Një hije qëndron mbi jetën saj. Maria vuan nga stresi post-traumatik dhe duhet të trajtohej nga një psikolog. Në janar 2009, ajo ishte abuzuar nga një prift katolik i Dioqezës së Bazelit”, shkruan e përditshmja zvicerane “Blick”, në një shkrim që është shkruar nga gazetarët Leo Ferraro dhe Katia Murmann.

Sipas gazetës, vajza u be pre e abuzimeve pas prishjes se raporteve me prindërit e saj. "Unë isha e dëshpëruar dhe kërkova ndihmë nga kisha", thotë Maria. "Por pastori shfrytezoi paturpësisht fatkeqesine time", rrëfen ajo Maria iu drejtua priftit P.A. (53 vjeç) i cili më pastaj e shfrytëzoi afërsinë me vajzën për ta abuzuar. Gazeta shkruan që P.A. në kohën e abuzimit të Marias ishte një misionar i huaj në dioqezën e Bazelit, jo prift vendas. Misionari i huaj, sipas gazetës, i tregoi në fillim Marias edhe fotografinw e tij me Nënë Terezën, por edhe me politikanë zviceran si Micheline Calmy-Rey. "Unë i besova atij", tha Maria, por “ky ishte gabimi im". Burimi: www.islamifejaevertete.com

0 comments :

Post a Comment