1- Nuk është mirë që njeriu që shkon në banjë të ketë me vete ndonjë gjë në të cilën është i shkruar emri i Allahut, përveçse në rastin kur ai ka frikë se e humb apo ja vjedhin atë objekt.
Enesi transmeton se i Dërguari i Allahut kishte një unazë në të cilën ishte gdhendur fjala “Muhamed Resulullah” (Muhamedi është i Dërguari i
Allahut), dhe ai e hiqte atë përpara se të shkonte në banjë. (Hadith Munker; Daif Ebu Daud 19)
Ibn Haxheri thotë se ky hadith është mual-leV dhe Ebu Daudi thotë se ai është munker-. Megjithatë pjesa e parë e hadithit është e saktë.
2- Njeriu që shkon në banjë duhet të largohet dhe të fshihet nga njerëzit e tjerë.
Kjo gjë duhet bërë patjetër në rastin e jashtëqitjes, në mënyrë që të tjerët të mos dëgjojnë diçka të papërshtatshme apo të mos nuhasin erëra të këqija. Xhabiri tregon: “Ne ishim duke udhëtuar me të Dërguarin e Allahut dhe ai i kryente nevojat e tij personale vetëm kur ishte larg vështrimit tonë”. [Hadith Sahih; Sahih Ibn Maxhe 335]
Ebu Daudi e transmeton në këtë version: “Kur ai (Profeti alejhi selam) donte të kryente nevojat e tij personale, atëherë ai shkonte në një vend ku askush nuk mund ta shihte”. [Hadith Sahih; Sahih Ebu Daud 2] Si dhe: “Kur i Dërguari i Allahut kryente nevojat e tij personale, ai shkonte shumë larg”. [Hadith Sahih; Sahih Ebu Daud 1]
3- Njeriu që shkon në banjë duhet të përmendë emrin e Allahut para se të hyjë në të dhe të kërkojë mbrojtje nga Allahu.
Enesi transmeton se, kur i Dërguari i Allahut hynte në banjë, ai thoshte: “Me emrin e Allahut! O Allah, të lutem të më ruash nga të pistët’ dhe të pistat “.
4- Njeriu që hyn në banjë nuk duhet të flasë.
Po ashtu, ai nuk duhet t’i përgjigjet përshëndetjes apo të përsërisë fjalët e muezinit. Ai mund të flasë vetëm nëse është e nevojshme një gjë e tillë (p.sh.: tregimi i rrugës një të verbëri për të cilin ka frikë se mund të dëmtohet). Nëse ai teshtin, duhet të falënderojë Allahun në vetvete pa lëvizur gjuhën.
Ibn Umeri ka transmeton se një burrë kaloi afër Profetit alejhi selam dhe e përshëndeti atë, ndërkohë qe Profeti alejhi selam po urinonte. Profeti alejhi selam nuk ia ktheu atij selamin.
Ebu Seid tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Allahu i urren ata që bisedojnë dhe zbulojnë pjesët e turpshme gjatë kohës kur janë duke kryer nevojat e tyre personale?!” [Hadith Daif; Daif Ebu Daud 15]
Ky hadith e përforcon më tepër faktin e të ndaluarit të bisedës (e të folurit) në këtë gjendje. Megjithatë, shumë dijetarë thonë që e folura është vetëm diçka e papëlqyeshme dhe jo e ndaluar.
5- Ai që shkon në banjë nuk duhet as të kthehet me fytyrë nga kibla dhe as t’ia kthejë shpinën asaj.
Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush kryen nevojat e tij personale, ai as nuk duhet të kthehet me fytyrë nga kibla por as të kthehet me shpinë nga ajo”. Muslimi, Ahmedi
Një moslejim i tillë lë të kuptohet se kjo gjë është e papëlqyer. Ndërsa Ibn Umeri ka treguar se ai shkoi njëherë tek shtëpia e Hafsasë, ku pa të Dërguarin e Allahut duke kryer nevojën, ndërkohë që ishte kthyer me fytyrë nga Shami dhe me shpinë nga Qabeja.-
Disa i sqarojnë këto dy hadithe duke thënë se në shkretëtirë është i ndaluar kthimi me fytyrë apo me kurriz nga Qabeja, ndërkohë që është i lejuar për ndërtesat e tjera.
Meruan El Asgar ka thënë: “E pashë Umerin, i cili kishte ulur devenë e tij në drejtim të kiblës dhe po urinonte nga ajo. Unë i thashë: “O babai i Abdurrahmanit! A nuk është e ndaluar kjo gjë? Ai tha:”Sigurisht që po. Një gjë e tillë është ndaluar vetëm në zonat e hapura. Nëse ka ndonjë pengesë midis teje dhe kiblës, nuk ka asgjë të keqe (nëse e kthen fytyrën apo kurrizin nga ajo)”. [Hadith Hasen; Sahih Ebu Daud 11]
6- Personi që do të kryejë nevojat personale duhet të gjejë një vend të ulët në mënyrë që ta mbrojë veten e tij nga papastërtitë.
Ebu Musa ka thënë se i Dërguari i Allahut shkoi në një vend të ulët rrëzë një muri dhe urinoi. Pastaj ai tha: “Kur ndonjëri nga ju do të urinojë, atëherë ai duhet të kujdeset që të ruhet nga urina e tij. “‘ [Hadith Daif; Daif Ebu Daud 3]
7- Gjatë kryerjes së nevojave, personi në fjalë duhet të ketë kujdes që të ruhet nga vrimat që mund të ndodhen në tokë, që të mos e kafshojë ndonjë gjallesë e dëmshme.
Katade ka transmetuar nga Abdullah ibn Sarxhas se ai ka thënë: “I Dërguari i Allahut e ka ndaluar urinimin mbi një vrimë”. Katades i kanë thënë: “Pse është e ndaluar kjo?”Ai u përgjigj: “Ajo (vrima në tokë) është banesa e xhindëve”[Hadith Daif; Daif Ebu Daud 29]
8- Shmangia e vendeve me hije, në të cilat qëndrojnë dhe flasin njerëzit si dhe vendeve ku ata kalojnë apo mblidhen.
Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Ruhuni nga dy të mallkuarit”. Sahabët e pyetën: “Cilat janë ata dy të mallkuarit?”
Ai u tha: “Ai që i kryen nevojat personale në rrugë (ku njerëzit kalojnë) apo në vendet me hije (ku ata rrinë)”.Ahmedi ,Muslimi, Ebu Dauti.
9- Personi që do të kryejë nevojën, nuk duhet ta bëjë këtë gjë në vendin ku lahet dhe as mbi ujin e ndenjur apo atë të rrjedhshëm.
Abdullah ibn Mugafel tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Asnjëri prej jush nuk duhet të urinojë në vendin ku lahet dhe pastaj aty të marrë abdes. Pjesa më e madhe e vesvesit vjen nga kjo gjë”.- [Hadith Sahih përveç pjesës - dhe pastaj aty të marrë abdes...- Sahih Ebu Daud 27]
Xhabiri ka thënë se Profeti alejhi selam e ka ndaluar urinimin në ujin e ndenjur. Gjithashtu transmetohet nga Xhabiri se Pejgamberi alejhi selam e ka ndaluar urinimin në ujë të rrjedhshëm. ”
Po nga Xhabiri transmetohet se Profeti alejhi selam e ka ndaluar urinimin në ujin e rrjedhshëm. Në “Mexhmu-ez-Zeuaid” thuhet:”Ky hadith (transmetimi i dytë) është transmetuar nga Tabaraniu dhe transmetuesit e tij janë njerëz të besueshëm”. [Hadith Daif; Daiful Xhami']
Nëse ndodhet ndonjë kanal në vendin e larjes, atëherë është i lejuar urinimi në të.
10- Nuk duhet urinuar në këmbë.
Urinimi në këmbë bie në kundërshtim me seriozitetin dhe normat edukative, ngase është e mundur që pikat të bien mbi rroba. Nëse ky person është i sigurt se asnjë papastërti nuk do t’i ndotë rrobat, atëherë urinimi në këmbë është i lejueshëm.
Aishja (r.a.) ka thënë: “Nëse ndokush ju thotë juve se i Dërguari i Allahut ka urinuar në këmbë, mos i besoni atij. Ai urinonte vetëm ulur”.
Ky hadith transmetohet nga “të pestët”, përveç Ebu Daudit. Tirmidhiu e komenton këtë hadith me fjalët: “Kjo është gjëja më e mirë dhe më e saktë që lidhet me këtë çështje. ” [Hadith Sahih; Sahih Tirmidhi 12]
Nuk duhet harruar se ajo çfarë ka thënë Aishja (r.a.), ka qenë e bazuar në dijen që ajo kishte.
Hudhejfe tregon se i Dërguari i Allahut u afrua njëherë tek një grumbull mbeturinash dhe urinoi, ndërkohë që ishte në këmbë. Hudhejfe u largua dhe Profeti alejhi selam e thirri atë. Ai mori abdes dhe i fshiu me dorë të lagur këpucët e tij.
Duke bërë komente në lidhje me këtë çështje, Neveviu thotë: “Urinimi në pozicionin ulur është diçka më e pëlqyeshme për mendimin tim. Edhe urinimi në këmbë është diçka e lejueshme. Të dyja rastet vërtetohen nga praktika e të Dërguarit të Allahut”.
11- Personi që kryen nevojat personale duhet të pastrohet prej tyre.
Për ta bërë këtë, ai duhet të përdorë gurë apo ndonjë gjë tjetër të pastër.
Pastrimi bëhet me ujë ose me të dyja së bashku (me ujë dhe me gurë). Aishja (r.a.) transmeton se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush shkon për të kryer nevojat e tij personale, atëherë ai duhet të pastrohet me tre gurë dhe ata mjaftojnë”.- [Hadith Hasen; Sahih Ebu Daud 40]
Enesi (r.a.) thotë: “Dërguari i Allahut hynte në vendin e kryerjes së nevojës dhe pastaj unë dhe një djalosh tjetër i përafërt me mua i sillnim një ibrik me ujë dhe ai pastrohej me të”.
Ibn Abasi transmeton se i Dërguari i Allahut alejhi selam kaloi njëherë afër dy varreve dhe tha: “Ata janë duke u dënuar, por jo për ndonjë gjë të madhe (sipas tyre). Njëri prej tyre nuk mbrohej nga urina, kurse tjetri merrej me përgojime”.
Enesi transmeton një hadith merfu ku thuhet: “Ruajeni vetveten nga urina pasi pjesa më e madhe e dënimit në varr, vjen për shkak të saj”.
12- Gjatë kryerjes së nevojës personale, duhet evituar pastrimi me dorën e djathtë, pasi ajo duhet të largohet nga prekja e papastërtive.
Abdurrahman ibn Zejd ka transmetuar se njëherë e pyetën Selmanin: “Profeti juaj ju mëson gjithçka, deri edhe edukatën e kryerjes së nevojave personale?”
Selmani u përgjigj: “Sigurisht, ai na e ka ndaluar kthimin me fytyrë nga kibla gjatë këtij veprimi, na e ka ndaluar pastrimin me dorën e djathtë dhe pastrimin e pjesëve intime me më pak se tre gurë. Ne gjithashtu nuk duhet të përdorim ndonjë objekt të papastër apo ndonjë kockë për t’u pastruar”.’
Hafsa transmeton: “Pejgamberi alejhi selam e përdorte dorën e tij të djathtë për të ngrënë, për të pirë, për të veshur rrobat si dhe për të dhënë e për të marrë. Ndërsa, dorën e majtë ai e përdorte për veprimet e tjera”/’ [Hadith Sahih; Sahih Ebu Daud 32]
13- Personi që kryen nevojën, duhet të pastrojë duart e tij, në mënyrë që në to të mos mbetet ndonjë erë e keqe, pasi të jetë pastruar plotësisht.Ebu Hurejra ka thënë: “Kur Pejgamberi alejhi selam kryente nevojën, unë i çoja atij një enë (bakri ose lëkure) me ujë. Ai pastrohej dhe pastaj i fërkonte duart e tij me dhë”. [Hadith Hasen; Sahih Ebu Daud 45]
14- Pas kryerjes së nevojës, personi duhet të hedhë ujë në organin gjenital si dhe në mbathjet e tij, në mënyrë që të sigurohet se ai është pastruar siç duhet.
Nëse pas kësaj ai dallon lagështi në rrobat e tij, atëherë duhet të mjaftohet duke thënë: “Është vetëm stërpikje me ujë”.
Një gjë e tillë bazohet në hadithin e transmetuar nga Hakem ibn Sufjan apo Sufjan ibn Hakem i cili ka thënë: “Kur i Profeti alejhi selam urinonte, ai e lante dhe i hidhte ujë organit gjenital”. Në një transmetim tjetër thuhet: “E pashë të Dërguarin e Allahut duke urinuar dhe pas kësaj ai hodhi ujë mbi organin e tij”. [Hadith Sahih; Sahih En-Nesai 134-135]
Ibn Umeri i hidhte ujë organit gjenital derisa rrobat e brendshme të tij lageshin.

0 comments :
Post a Comment