Kur lind, nuk di se kush të nxjerr nga barku i nënës tënde.
Kur vdes, nuk e di kush të ka futur në varr.
Kur ke lindur të kanë larë dhe pastruar.
Kur ke vdekur të kanë larë dhe pastruar.
Kur ke lindur nuk e di se kush është gëzuar.
Kur ke vdekur nuk e di se kush është pikëlluar.

Në barkun e nënës ishe në vend të ngushtë dhe të errët.
Kur të vdesësh, do jesh në vend të ngushtë dhe të errët.

Kur lind, të mbështjellin me çarçaf që të mbulojnë.
Kur vdes, qefinosesh me çarçaf që të mbulojnë.

Kur ke lindur dhe je rritur, njerëzit kanë pyetur për diplomat dhe eksperiencat e tua.
Kur të vdesësh melaiket do të pyesin për Zotin, Fenë dhe Muhamedin alejhi selam.
Nëse përgjigjesh do të jetosh i furnizuar, e nëse jo, i dënuar në varrin tënd, pastaj në ditën e llogarisë Allahu yt do të të pyesë për punët e tua.
Çka ke përgatitur për Ditën e Gjykimit?
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet pos Allahut dhe se Muhamedi alejhi selam, është i Dërguari i Tij.
Provo, thuaje me gjithë zemër!
Puno me atë gjatë gjithë jetës!
Kërko falje për mëkatet e tua se Allahu fal shumë.
Të gjitha punët bëji vetëm për Allahun tënd.
Përgëzoje veten për takimin me Atë që të ka krijuar, formuar dhe mësuar.
Të shëroi kur u sëmure.
Të shtoi durimin kur u sprovove.
Të furnizoi kur u varfërove.
Të ushqeu kur pate uri.
Të forcoi kur u dobësove.
Të fali kur gabove.
Ky është Allahu ynë, sa dhunti e madhe që e kemi Zot.
O Allah, na bën të vdesim si musliman, e jo të sprovuar.
O Allah, punët tona të fundit bëji të jenë të mira.
O Allah, jetën tonë të fundit bëje të jetë më e mira për ne kur të takohemi me Ty.
O Allah, na fal dhe mëshiro, o Mëshirues!

0 comments :

Post a Comment