Dy senatorë, republikani Walter Jones dhe demokrati Stephen Lynch duan që të bëhen publike 28 faqet e censuruara të raportit mbi sulmin në Amerikë nga al-Kaeda. Një pjesë e raportit është mbajtur i fshehtë nga presidenti i asaj kohe Bush, për të mos rrezikuar marrëdhëniet me një aleat strategjik tregtar.

Kongresmenët kanë dorëzuar një rezolutë për të detyruar Obamën të bëjë publik raportin. Në të shkuarën kanë dalë shumë informacione të konfirmuara nga CIA të lidhjeve mes zyrtarëve të Arabisë Saudite dhe disa kamikazëve. Shtypi amerikan ka përmendur disa. Fahad al Thumairy, i punësuar në konsullatën saudite në Los Angeles, ai është koordinator i një ekipi që mirëpriti Khalid Al Minhdhar dhe Nawaf al Hazmi, dy nga rrëmbyesit e 9/11. Dhe për më shumë princi Bandar, një mik i ngushtë i Bushit, ambasador me pas në Uashington dhe tani kreu i shërbimit të fshehtë, i dërgoi $ 130,000 Osama Bassnan, agjent i Arabisë i cili mori pjesë në dy rrëmbime në Kaliforni.

Një mënyrë e ndjekur edhe nga financues të tjerë ligjorë në Riad. Jo më pak interesante janë lëvizjet e disa emisarëve sauditë. Saleh Hussayen ishte në të njëjtin hotel në Dulles në Uashington ku rrinin terroristët përgjegjës për sulmin në Pentagon. Esam Ghazzawi, një këshilltar i nipit të mbretit, mori në rezidencën e tij luksoze në Sarasota (Florida) Mohammed Atta dhe kamikazë të tjerë.

0 comments :

Post a Comment