Më 9 nëntor 1976 një leksion i  pazakonshëm u  dha  në Akademinë Franceze të mjekësisë. Titulli ishte  "Të dhëna  fiziologjike dhe  embriologjike në Kur'an"
E paraqita  studimin tim,  me ekzistimin e dëshmive të  sigurta në Kur'an, për sa i  përket  fiziologjisë dhe riprodhimit.   Arsyeja për ta  bërë këtë studim  ishte se  njohuritë tona për këto disiplina janë të tilla, saqë  është e  pamundur  për ta shpjeguar se si një tekst i tillë në atë (Kur'an)   përmbante ide  të cilat u zbuluan në kohët moderne.
Akoma nuk gjendet ndonjë  vepër njerëzore para kohëve moderne të   cilat përmbanin dëshmi që ishin të  barabarta me gjendjen e njohurive në   atë kohë që u shfaqën dhe që mund të  krahasoheshin me Kur'anin.  Përveç  kësaj, një studim krahasues i të dhënave të  llojit të ngjashëm  që  bënin pjesë në Bibël (Testamenti i vjetër dhe Ungjilli)  dukeshin të   kërkuara. Kjo tregon se si projekti ishte formuar nga një konfrontim    ndërmjet njohurive moderne dhe pasazhëve (pjesëve) të ndryshme në   shkrimet e  shenjta të çdo feje monoteiste. Këto u rezultuan në botimin e   një libri me  titull "Bibla, Kur'ani dhe Shkenca".
Botimi i parë   frëngjisht doli në maj  1976 (Paris), ndërsa botimet arabisht dhe   anglisht nuk kanë qenë botuar. Nuk  është për t'u çuditur të mësosh se   feja dhe shkenca gjithmonë kanë qenë të  konsideruara si binjake nga   Islami, dhe se sot në një kohë kur shkenca ka  ndërmarrë hapa të tillë   të mëdhenj, ato akoma vazhdojnë të bashkëveprojnë dhe  akoma më shumë të   dhëna shkencore të sigurta janë përdorur për një kuptim më të  mirë të   tekstit të Kur'anit. Por, më tepër janë të sakta zbulimet e shkencës  që,   në një ekzaminim objektiv të revelimit Islam, kanë ndriçuar  karakterin   mbinatyral të aspekteve të ndryshme të revelimit. Kur  gjithçka është  thënë dhe  bërë, në përgjithësi njohuritë shkencore  duken që janë tepër  ndihmëse për  refleksionin mbi ekzistencën e Zotit.
Kur  ne fillojmë  të pyesim veten në një  mënyrë të paanshme dhe pa  paragjykim rreth  mësimeve metafizike që rrjedhin nga  disa prej  shkencave të sotme, me të  vërtetë zbulojmë shumë arsye për të menduar   në këto rrugë. Kur  mendojmë për organizimin e shquar, duke filluar prej  lindjes  dhe në  vazhdimësi të jetës, shumë qartë shihet se mundësia e  tij për të qenë   rezultat i rastit zvogëlohet e zvogëlohet, ashtu siç  zgjerohen njohuritë  tona  progresive në këtë fushë. Koncepte të  ndryshme shfaqen në rritje,  por ato janë  të papranueshme, p.sh. si ajo  që u paraqit nga fituesi  francez i çmimit Nobël  për mjekësi, i cili u  përpoq t'i bëjë njerëzit  që ta pranojnë se materia  jetësore ishte  vetëkrijuar si rezultat i  rrethanave nën efektin e influencave të   jashtme duke përdorur elemente  të thjeshta kimike si baza të tyre. Nga  kjo  pretendohet se organizmat  jetësorë erdhën në jetë, të dërguar në  kompleksin e  shquar të quajtur  njeri. Për mua, duket se progresi  shkencor, me të cilin  kuptohet  kompleksitetit fantastik i qenieve  njerëzore, jep argumente të forta në   favor të teorisë opozitare: me  fjalë tjera ekzistenca e një organizmi  special  metodik dhe të veçantë  që udhëheq rregullimet e shquara të  fenomeneve të jetës.  Në shumë  pjesë të këtij libri, Kur'ani na çon në  terma të thjeshta të këtij lloj   refleksioni të përgjithshëm. Por  gjithashtu ai përmban në pafundësi  shumë të  dhëna të sakta të cilat  lidhen direkt me faktet e zbuluara  nga shkenca  moderne.

0 comments :

Post a Comment