“Këto janë zgjedhjet e para të lira që po organizohen në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, dhe janë historike për shtetin tonë të ri. Kaluam një vit të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë me sukses ta plotë. Tani kemi hapur rrugën e sigurt për integrime evropiane, procesin e stabilizim asociimit dhe procesin e liberalizimit të vizave.
Këto zgjedhje janë test evropian për Republikën e Kosovës. Unë edhe njëherë sot dëshiroj t’i falënderoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen e tyre në fushatë, falënderoj të gjithë spektrin politik për një fushatë korrekte, të qetë, të konkurrencës së lirë. Edhe sot kam besim të plotë se shteti ynë Kosova dhe qytetarët e Kosovës do të kalojnë testin evropian për të ardhmen e tyre, për të dëshmuar rendin demokratik, për të dëshmuar rolin aktiv të demokracisë dhe perspektivë të sigurt evropiane. Pra, sot të gjithë jemi të angazhuar për Kosovën evropiane”
Ka votuar edhe kryetari i komunës së Prishtinës, njëherish, kandidati i LDK-së, Isa Mustafa në shkollën fillore “Emin Duraku”
Mustafa ftoi gjithë qytetarët të votojnë sipas vullnetit të tyre.
“Mendoje që është një proces shumë i mirë dhe deri tani shumë i rregullt. Na gëzon fakti që qytetarët po dalin në votime , dhe ajo që unë kërkoj nga qytetarët është që të dalin të gjithë të votojnë, të votojnë sipas vullnetit të tyre, të votojnë për Kosovën, të votojnë për integrimet tona evropiane dhe të tregojmë që ne jemi një shtet demokratik”, u shpreh Mustafa.
0 comments :
Post a Comment