Master Nau nga Nepali është i gjatë vetëm 40 centimetra dhe konsiderohet njeriu më i shkurtë në botë.

73-vjeçari është i palëvizshëm dhe gjithë jetë e ka kaluar në karrocë, prandaj rekordi i tij është përfshirë në kategorinë e njerëzve të palëvizshëm. Ai jeton në fshatin e quajtur Bhairahwa dhe është shumë i lumtur për rekordin që mban.

Mbesa e tij, Seema Sheikh, ka thënë se daja i saj bën jetë shumë aktive.

“I pëlqen të udhëtojë dhe të njohë njerëz të rinj dhe të flasë për jetën. I pëlqen ushqimi djegës dhe i shijshëm, sikurse edhe muzika. Kudo që shfaqet, njerëzit ndalen për ta shikuar”, ka deklaruar ajo.

0 comments :

Post a Comment