Qytetarët e Kosovës në ora 14:15 kanë ndier dridhjet e tokës. Kjo është hera e tretë që qytetarët e Kosovës po ndiejnë dridhjet e tokës që nga e shtuna.

Tërmeti ishte me magnitudë 4.8, ndërsa epiqendra ishte 8 km në verilindje të Vushtrrisë dhe ka zgjatur disa sekonda.

Udhëheqësi i rrjetit sizmik, Shemsi Mustafa, ka konfirmuar për Telegrafin se në orën 14 e 15 minuta, territori i Kosovës është goditur nga një tërmet 4.8 shkallë Rihteri.

“Epiqendra e tërmetit është më saktësisht në komunën e Vushtrrisë në mes fshatrave Bozhlan dhe Vesekovc. Është aty afër një shkëputje, zonë aktive”, tha Mustafa.

0 comments :

Post a Comment