Vazhdon drama e skandaleve të medias perëndimore kundër fesë islame dhe muslimanëve. Javë më parë, gazetari i gazetës më tirazh më të madh në Angli 'Daily Star', në një letër që publikoi në gazetën The Guardian njoftonte dorëheqjen e tij nga gazeta për shkak se ishte lodhur nga shpifja dhe sajimi i lajmeve kundër fesë islame dhe muslimanëve.Richard Peppiatt në letrën e tij thoshte se më nuk do që të sajojë lajme kundër muslimanëve dhe kritikonte ashpër drejtuesit e gazetës 'Daily Star'.
Richard Peppiatt tha se në gazetë lajmet që i kemi publikuar në lidhje me muslimanët nuk kanë patur të bënin me realitetin dhe kanë qenë krijim i fantazisë së njerëzve si unë dhe gazetarëve tjerë.
Gazetari anglez, Richard Peppiatt është marrë në pyetje nga Komisioni anglez për hulumtim të medias dhe ka pranuar se lajmet që publikohen për islamin dhe muslimanët janë sajim dhe shpifje dhe qëndrojnë larg realitetit.
Kjo është goditja e dytë më e madhe ndaj medias angleze pas skandaleve të përgjimit nga kompania Murdoch.
Duke iu përgjigjur pyetjes se 'pse nuk je ankuar për këtë?, ai tha se ata që ankoheshin menjëherë largoheshin nga puna dhe mbeteshin papunë dhe në këtë mënyrë jetonin një jetë tragjike.
"Ishte një gazetare që ishte ankuar për lajmet kundër muslimanëve dhe më pas 'ia nxinë jetën asaj', kështu që për dy javë rresht atë e detyruan të sajonte lajmet kundër muslimanëve dhe më në fund u detyrua të japë dorëheqje nga gazeta', i tha komisionit Richard Peppiatt.

0 comments :
Post a Comment