Qindra persona kanë rënë pre e një mashtrimi që është orkestruar deri tani nga person apo persona të panjohur, përmes mesazheve të shkurtëra. E gjithë kjo ka ndodhë sonte, ndërsa brenda disa orëve janë mashtruar me qindra konsumatorë.
Nga numri +55552, dërgohet mesazhi duke ofruar konsumatorëve që të marrin pjesë në një lojë shpërblyese ku ofrohen makina Golf, para të gatshme, apo shpërblime të tjera.
Një mesazh merr nga telefoni 1 euro kredi. Mirëpo, mashtrimi nuk përfundon me kaq. Me mesazhe pasuese, të cilat dyshohen që janë skriptë e përgatitur në internet, konsumatorëve u kërkohen përgjigje në pyetje të ndryshme, dhe me këto përgjigje kinse fitohen pikë. Madje, mashtruesit kanë paraqitur edhe një ëeb faqe fiktive www.55552.al , e cila nëse klikohet rezulton të jetë jashtë funksionit.
Menduh Abazi, nga PTK ka thënë për Indeksonline, se “Kjo nuk ka lidhje me PTK. PTK nuk ka lojë tjetër shpërblyese përpos ‘Diaspora Shpërblen’”.
Burime të policisë po ashtu kanë bërë të ditur se janë raportuar deri tani disa raste të qytetarëve që kanë raportuar mashtrimin.
PTK-Vala, u bën thirrje konsumatorëve që most ë bijnë pre e këtij mashtrimi, pasi që Vala nuk ka organizuar kurfarë lojë shpërblyese, përpos asaj “Diaspora Shpërblen”.

0 comments :

Post a Comment