Territori i Kosovës në aspektin sizmotektonik përfaqëson një terren aktiv, në të cilin mund të priten tërmete te forta, por jo katastrofike, të cilat janë me karakter autokton.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për Kosova Info, drejtori i Sizmologjisë së Kosovës, Shemsi Mustafa. Duke folur për tërmetet e fundit të cilat e kanë goditur vendin, ai ka thënë se vendi ynë është goditur disa herë me tërmete të fuqisë mbi mesatare

Në Kosovë brenda 48 orëve pati dy tërmete të një intensiteti të ulët, pa pasoja për jetët e njerëzve dhe pa dëme materiale.

Sipas Mustafës, më datë 16, 17, 18, 19, territori i Kosovës është goditur nga tërmete me fuqi 3.9 dhe 4.8 shkallë të Rihterit të cilat janë përcjell me para dhe pasgoditje. Dridhjet e këtyre ditëve, sipas tij, tregojnë se zona përgjatë shkëputjes së Kacandollit dhe Cecelisë është zonë me aktivitet sizmik apo zonë aktive me ngjarje sizmike.

0 comments :

Post a Comment