Para më shumë se disa javëve Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i paraqiti Qeverisë së Kosovës, projektligjin kundër zhurmës. Ai projektligj u miratua në mbledhjen e qeverisë pa asnjë vot kundër.Me projektligjin për mbrojtjen nga zhurma, të miratuar nga Qeveria ditë më parë, pos trafikut rrugor, hekurudhor dhe ajror, që llogariten si burime të zhurmës, aty përfshihen edhe pajisjet akustike të objekteve fetare.Kambanat e kishave, por edhe thirrjet për namaz të xhamive, sipas këtij projektligji, duhet të nivelohen deri në atë masë që të mos pengojnë qytetarët, ka theksuar Gëzime Hasani nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor, informon Almakos.

0 comments :

Post a Comment