Ndryshe do të jetë ky dimër për kontinentin e Evropës, vlerësojnë eksprestët.

Sipas Domink Jung, ekspert nga Gjermania, dimri që po vjen tani, do të jetë tejet i ftohtë.

Si arsye për parashikimet e tilla Jung ka përmendur rrymat e Arktikut që depërtojnë deri tek Evropa, ashtu si edhe aktiviteti i ulët diellor.

Radiostacioni rus, “Zëri Rusisë”, ka raportuar se Evropën e pret dimri i shekullit, raporton e përditshmja vjenezë, “Ostereich”, transmetin INA.

Sipas ekspertëve ka mundësi që Evropa të përballet me dimrin më të ftohtë të 100 vjetëve të kaluar.

0 comments :

Post a Comment