Skena rrëqethëse rrëfejnë nënat e porsalindura në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK). Dëshmitë vijnë nga dhoma intensive e repartit të Gjinekologjisë, aty ku pas intervenimit me operacion cezarian stacionohen së bashku me foshnjat e tyre.
Pas operacioneve shpeshherë tepër të ndërlikuara të cilat rezultojnë me fatalitet, atyre ju nevojitet trajtim intensiv, prandaj stacionohen aty ku kujdesi do te duhej të ishte maksimal. Për çudi këto nëna pas operacioneve në vend se t’i gëzohen shpëtimit të jetës se tyre se bashku me foshnjat, ato ballafaqohen me ferrin.
Siç deklarojnë ato, menjëherë pas operacionit, në vend se të pushojnë nga operacionet e rënda dhe të marrin veten nga gjendja anestezive që në disa raste ndodh me mosfunksionim të plotë të organizmit, dhe për pasojë asfiksimin dhe deri të vdekja, atyre menjëherë i duhet të ngrihen nga shtrati.
Në kushte normale brenda 24 orëve pas operimit pacienti nuk guxon të ngritët nga shtrati pa parapërgatitje nga stafi mjekësor dhe më pas me përcjellje të vazhdueshme të tyre.
Ndërsa nënat të vetmuara detyrohen të ngrihen kur dëgjojnë klithmat e foshnjave të tyre të pa ushqyera, të pa pastruara, të zverdhura nga ftohti duke sfiduar vdekjen që në orët e para të lindjes, për të mos i lëne nën mëshirën e fatit.
Duke u përballuar me dhimbjet në trupin e tyre, rrezikun e ngritjes menjëherë pas operacionit, pa asnjë përkujdesje nga personeli shëndetësor i kësaj klinike, ky vend shndërrohet në një ferr ku jo rrallë herë nënat gjejnë vdekjen dhe askush nuk jep përgjegjësi për to.
Pacientja L. G., e dal vetëm pak ditë nga spitali, rrëfente se si foshnjës se saj i ishte shteruar zëri për orë të tëra duke qarë, ndërsa personeli as që brengosej për të shikuar.
“Thirrjes sime, nuk i përgjigjej asnjëra prej dy infermiereve të cilat ishin të mbyllura në kthinën e tyre, nga e cila nuk dilnin me orë të tëra. Edhe nëse rastisnin atypari ndonjëra nga to, përgjigjeshin se nuk kemi kohë. Kurse nga salla dukej se ato brenda në dhomëzën e tyre bënin muhabet derisa pinin çaj”, thotë pacientë nëna e cila ka lindur pak ditë me parë në këtë klinikë, transmeton Infokusi.

0 comments :
Post a Comment