Anksiositeti tek fёmijёt ёshtё dukuri e shpeshtё gjatё kohёs para ndёrhyrjes kirurgjike dhe anestezionit. Shqetёsimet emocionale tё sprovuara nga fёmijёt gjatё procedurave brenda spitalit kanё filluar tё studiohen shumё vite mё parё.

Dr. Shpresa Hasimja
Specialiste - anesteziologe

Anksioziteti si brengosje apo shqetёsim ёshtё reaksion normal ndaj ndonjё veprimi stresues, qё mund tё nёnkuptojё pёrballimin me ndonjё situatё tё vёshtirё, apo me nxitje tё individit tё ballafaqohet me kёtё situatё. Mirёpo, nёse ky anksiozitet ёshtё i tepruar, atёherё tek fёmijёt paraqiten shenjat e deliriumit emergjent, dhimbjet postoperative, ndryshimet e sjelljes si: çrregullimet e gjumit, vёshtirёsitё gjatё ushqimit, urinimi nё shtrat, plogështia, apo ndryshimet nё aktivitetet shoqёrore.

Njё ndjenjё e tillё e tensionit, frikёs, nervozёs dhe brengosjes ёshtё e pranishme edhe tek prindёrit, prandaj fenomeni i tillё bart nё vete njё kompleksitet ndaj tё cilit duhet qasje e veçantё pёrmes mёnyrave tё ndryshme.
Tё mёsuarit pёr t’u pёrballur me ndarjen nga prindёrit ёshtё proces i domosdoshёm pёr zhvillimin e fёmijёs. Pёrderisa pёrvoja e ndarjes nё çerdhe dhe shkolla ndihmon nё zhvillimin psikologjik dhe formimin e personalitetit, eksperiencat tjera tё ndarjes si kjo nё rastin konkret gjatё anestezionit dhe operacionit mund tё shkaktojnë konfuzion dhe anksiozitet, prandaj identifikimi i faktorёve qё do tё kenё ndikim tek kёto fenomene ёshtё i rëndësisë sё veçantё.

Anksioziteti i ndarjes tek fёmijёt fillon nga mosha 7-8 muaj, ndёrsa kulmin e arrin aty nga mosha një vjeçare. Intensiteti i kёtij fenomeni zvogёlohet me moshё pёr shkak tё rritjes sё kapaciteteve tё njohjes, kujtesёs, dhe aftësive tjera. Fëmijët e moshёs 1-5 vjeç janё tё rrezikut mё tё madh pёr paraqitjen e anksiositetit ekstrem. Kjo ndodh pёr shkak tё psikobiologjisё sё anksiozitetit tё ndarjes. Sa do tё jetё traumatike njё ndarje e tillё, do tё varet prej zhvillimit individual tё fёmijёs (sa do tё jenё sensibil ndaj rrethanave tё reja), eksperiencёs prindёrore, trashëgimisë gjenetike dhe stabilitetit tё mjedisit nё tё cilin ёshtё rritur. Poashtu hospitalizimet e mëhershme si dhe vizitat e rralla tek pediatri mund tё jenё prediktues pёr zhvillimin e anksiozitetit tё kёtij lloji.

0 comments :

Post a Comment