Menjëherë pas njohjes së Kosovës nga motori më i madh i kërkimit në botë, kompanisë Google, ka pasuar edhe njohja nga faqja e dytë më e madhe në internet, përkatësisht rrjeti social Facebook, i cili tashmë e ka listuar Republikën e Kosovës në mesin e shteteve që ajo i ka në faqe.

Njohja fillestare e Kosovës nga rrjeti më i madh social në botë, Facebook, ka nisur dy javë më parë, me përfshirjen e Kosovës në mesin e shteteve të cilat mund të targetohen për reklamim në rrjetin social.

Telegrafi.com ka mësuar se disa kompani dhe qytetarë të Kosovës tashmë kanë filluar reklamimin e tyre, përmes listimit të Kosovës si shtet, dhe targetimin e qytetarëve të saj si audiencë unike për reklama.

0 comments :

Post a Comment