(E plotësuar) Ministri i Drejtësisë Nasip Naço në një takim të zhvilluar me drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve informoi lidhur me arratisjen e 7 të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës.

Ministri bëri me dije se pjesa më e madhe e tyre janë ndaluar, duke bërë me dije se arratia e tyre ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 18:33 minuta, në seksionin e sigurisë së lartë gjatë kohës që të dënuarit në arrati kanë qenë të armatosur me automatik dhe pistoleta.

Naço bëri me dije se nën kërcënimin e armëve të dënuarit kanë kërcënaur policët, prerë rrjetën e rrethimit të jashtëm dhe janë larguar, të ndihmuar nga persona të tjerë të cilët kishin nisur planifikimin disa muaj më parë.

Ministri deklaroi gjithashtu se në këto ambiente janë futur sende të kundërligjshme, me anë të të cilave janë kërcënuar punonjësit e policisë.

Ai bëri me dije se është ngritur një grup pune me përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë dhe Policisë së Shtetit për të zbuluar shkaqet dhe personat përgjegjës si dhe për të marrë masa që ngjarje të tilla të mos ndodhin në të ardhmen.

Sipas tij kjo ngjarje tregon se sistemi i sigurisë nuk ka funksionuar çka krijon nevojën për reformë në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm si shërbimi përgjegjës për sinjalizimin e rasteve të tilla.

“Bëj me dije se drejtori i burgut Drenovë, është shkarkuar nga detyra, ashtu sikundër janë pezulluar menjëherë nga detyra punonjësit e lartë të SHKB të cilët me mosveprimin e tyre kanë krijuar kushte për ngjarje si ajo e djeshmja. Ngjarje e cila tregoi se sistemi i sigurisë në burgje është i kalbur”, u shpreh Naço, transmeton noa.

0 comments :

Post a Comment