1.Bindu se çdo gjë ndodhë sipas përcaktimit dhe se ajo që të ka ngjarë ty ka qenë e shkruar të ndodhë patjetër. Qetësohu dhe rehatohu shpirtërisht si dhe edukoje veten me besimin e vërtetë në kader (caktim të Allahut).

2.Shikoje krizën edhe nga një këndvështrim tjetër si dhe kujtoje rregullin hyjnor: “…Ju mos e merrni atë si ndonjë dëm për ju, përkundrazi, ajo do të jetë në dobinë tuaj…” (en-Nur, 11)

3.Ku ta dish, sa e mira mund të jetë e fshehur në atë fatkeqësi! A nuk është Allahu më i Urti dhe më i Gjithëdituri?!

4.Trajtoje krizën ashtu siç është, as mos e minimizo, por as mos e zmadho atë.

5.Ke kujdes ta trajtosh problemin kur ti je nën ndikimin e hidhërimit ngase kjo vetëm sa e komplikon atë dhe pamundëson zgjidhje e tij.

6.Përpiqu të jesh vërtetë durimtar, jo vetëm me fjalë por edhe praktikisht. Paso të Dërguarit e Allahut [alejhimus salatu ves selam] ngase janë modeli më i përkryer!

7.Drejtoju portës së sexhdes dhe qaj para Zotit tënd ndoshta të mëshiron. Mëso artet e përuljes dhe nënshtrimit para Zotit tënd!

8.Mos e konsulto çdokënd, përkundrazi, zgjidh vetëm ata që janë të shquar për urtësi dhe sukses në zgjidhjen e problemeve.

9.Nuk bën keq ta konsultosh një psikiatër të sinqertë dhe të zotin në lëmin e tij, ngase shumë probleme ndikojnë edhe në psikikën e të sprovuarit.

10.Mos lejo që fatkeqësia të merr në dorën timon e jetës sate. Udhëto, dil për shëtitje, vizitoje një shok dhe mëso mënyrat e largimit të stresit dhe ngarkesave nga vetja jote!

0 comments :

Post a Comment