Shokohet India, dhunohen seksualisht në tren 100 vajza të mituraINDI - Shokohet opinioni publik në Indi, pas publikimit të lajmit se 100 vajza të mitura janë dhunuar seksualisht gjatë një udhëtimi me tren nga një grup të rinjsh në Bihlar. Për katër orë me radhë vajzat janë përballur me djemtë “monstra” të cilët nuk kanë kursyer asnjërën prej tyre.

Vajzat janë të gjitha nxënëse të një shkolle katolike në qytetin Dhanbad. Ato po ktheheshin me tren nga një ekskursion dyditor, të shoqëruara edhe nga 3 mësuese.

Pavarësisht faktit se kishin prenotuar biletat për trenin, vajzat i kanë gjetur disa nga vendet e tyre të zëna nga grupi i djemve, të cilët i dhunuan fizikisht dhe psikologjikisht ato.

0 comments :

Post a Comment