- Nga Tefsiri i Kurtubiut
“Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, por ti përgëzoji durimtarët.” [El-Bekare, 155]
“Frikës” këtu i referohet frikës nga armiku dhe paniku gjatë luftimit, siç ka thënë Ibn Abbas. Shafi’iu ka thënë se i referohet frikës ndaj Allahut.
Me “Uri” nënkuptohet thatësia dhe uria, sipas Ibn Abbasit. Sipas Shafi’iut me uri këtu nënkuptojmë me urinë që ndjehet gjatë muajit të Ramazanit.
“Humbje të pasurisë” nënkupton gjatë luftës me jobesimtarët. Thuhet se nënkupton dëmtimit të lashtave. Sipas Shafi’iut nënkupton atë e cila humbet me Zekatin e obliguar.
“Humbje të jetës” sipas Ibn Abbasit, është nga vrasja dhe vdekja në luftë në rrugë të Allahut. Sipas Shafi’iut është vdekja nga sëmundja.
“Humbje të fryteve” sipas Shafi’iut është vdekja e fëmijëve. Sipas Ibn Abbasit janë për qëllim bimët.
Rrënja e fjalë Sabr/durim është kufizoj dhe përmbaj dhe shpërblimi i tij është pa kufi. Por, i referohet vetëm durimit në goditjen e parë, sikurse shënon Buhariu nga Ibn Abbasi se Pejgamberi –lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!- ka thënë: “Durimi është në goditjen e parë”.
Durimi i cili është i rëndë për shpirtin dhe i cili ka shpërblim aq të madh është për sprovën në goditjen e parë, sepse tregon për fuqinë e zemrës dhe qëndrueshmërinë e saj në stacionin e durimit.
Kur sprova lehtësohet me kalimin e kohës çdo kush mund të tregoj durim.
Kjo është arsyeja se pse thuhet: “Në durim çdo person inteligjent duhet që të përballoj atë çka budallai mund ta përballojë pas tre.”
Sehl ibn Abdullah Et-Tusturi ka thënë, kur i Plotfuqishmi ka thënë: “...Dhe përgëzoji durimtarët”, durimi u bë mënyrë jetese.
Ekzistojnë dy lloje të durimit:
Durimi ndaj mëkatimit dhe thyerjes së urdhrave të Allahut, dhe ky është si Muxhahidi [luftëtari në rrugën e Allahut].
Dhe durimi në adhurimin e Allahut, dhe ky është Abidi [adhuruesi].
Nëse dikush tregohet durimtar ndaj mëkatimit dhe zbaton urdhrat e Allahut, Allahu do t’i dhuroj kënaqje të plotë me Caktimin e Tij.
Shenjë e kënaqjes është qetësia në zemër ndaj çdo gjëje që të ndodh ty, qoftë e pëlqyer apo e papëlqyer.
El-Khavvas, ka thënë: “Durimi është qëndrueshmëria në kapje me dispozitat e Kur’anit dhe Sunnetit.”
Ruvejm, ka thënë: “Durimi është braktisja e ankimit”.
Dhu’n Nun el-Misri, ka thënë: “Durimi është kërkimi i ndihmës nga Allahu i Plotfuqishëm”.
Allahu na bëftë të durueshëm nëse kemi sprova dhe na i largoftë sa më shpejtë ato. Allahu na ruajttë nga sprovat që i dimë dhe që nuk i dimë. Amin!!

0 comments :
Post a Comment