1- Është rrugë që të shpie drejt dashurisë së Allahut dhe kënaqësisë së Tij.

2- Argument i imanit të plotë dhe islamit të mirë.

3- Fitim i xhenetit dhe shpëtim nga zjarri i xhehenemit.

4- Arritje e lumturisë në të dyja botët.

5- Llogaritja e vetës në adhurime i bënë ato që të jenë të sinqerta vetëm për Allahun e Lartësuar, e për këtë nuk ka shpërblim tjetër përveç xhenetit.

6- Llogaritja e vetës në gjëra të hidhura të bënë që të shumëfishohet shpërblimi.

7- Llogaritja ndaj vetës largon njeriun nga dyshimet e dyfaqësisë dhe ia shton bindjen ndaj Zotit të tij.

8- Llogaritja e vetës në gjëra të hidhura largon pikëllimin, sjellë gëzimin dhe shndërron atë që njeriu e llogaritë dënim, në mirësi.

9- Llogaritja ndaj vetës në adhurime e bënë njeriun të jetë shpirtërisht i kënaqur, me zemër të gëzuar për atë që ka grumbulluar te Zoti i tij, kështu shumëfishohet llogaria e tij e besimit dhe devotshmëria e shpirtit të tij.

10- Llogaritja e vetës është argument për kënaqësinë me caktimin dhe gjykimin e Allahut, dhe është argument për mendimin tënd të mirë ndaj Allahut.

0 comments :

Post a Comment