Përgjigje: “Ai është në tokë. Disa nga dijetarët thonë se ai gjendet në dete, të tjerët në brendësi të tokës. Megjithatë, duket se ai gjendet në brendësi të tokës. Ne megjithatë, nuk e dimë se në cilën pjesë të tokës gjendet.
Ne besojmë në atë, se ai gjendet në tokë e jo në qiell, mirëpo ne nuk e dimë saktësisht se në cilën pjesë të tokës. Një shenjë se ai gjendet në tokë, gjendet në atë, ku All-llahu i Lartësuar thotë: “Sigurisht (që do të ringjallen), dhe Libri i punëmbrapshtëve do të jetë në Sixh-xhin!” (Mutaffifin; 7)
Sixh-xhin është pjesa më e ulët e tokës. Po ashtu tregohet edhe në hadithin mbi kufarët që vdesin, se atyre nuk do t’ju hapen dyert e qiellit dhe se All-llahu i Lartësuar thotë: “Shkruani librin e robit tim në Sixh-xhin dhe sjelleni atë prapë në tokë!”
Po të ishte Xhehnnemi në qiell, kështu atyre do t’ju hapnin dyert e qiellit, në mënyrë që ata të hyjnë në to. Profeti (sal All-llahu alejhi ue sel-lem) i ka parë banorët e Xhehnnemit, duke u dënuar në të. Po të gjendej në qiell, kështu ata do të duhej të silleshin në këtë Xhehnnem, i cila gjendet në qiell dhe do të duhej të hapeshin dyert e qiellit për ta.
Por, disa njerëz e shohin këtë me mëdyshje dhe thonë: “Si ka mundur i Dërguari i All-llahut (sal All-llahu alejhi ue sel-lem) të shihte Xhehnnemin, kur ai natën u ngjitë në qiell, nëse ai gjendet në tokë?”
Ky dyshim me habit mua, sepse në qoftë se ne vetë mundemi nga një aeoroplan në një lartësi e lartë të shohim dhe ta njohim tokën poshtë neve, si nuk mund ta shihte Profeti (sal All-llahu alejhi ue sel-lem) Xhehnnemin, nëse ai gjendej në qiell?
Përfundimisht, Xhehnnemi gjendet në tokë dhe në lidhje me këtë ka transmetime, megjithatë janë të dobëta. Ka transmetime të paraardhësve të devotshëm (Selefu-Salih), si nga Ibën Abasi dhe Ibën Mesudi, dhe ky është kuptimi i dukshëm i Kuranit: “Me të vërtetë, atyre që i mohuan shenjat Tona me mendjemadhësi, nuk do t’u hapen dyert e qiellit dhe as që do të hyjnë në Xhennet, derisa të kalojë deveja nëpër vrimë të gjilpërës. Kështu i ndëshkojmë gjynahqarët.” (el-A’raf; 40)
Pra, ata që i mohojnë ajetet dhe janë arrogant, padyshim do të shkojnë në Xhehnnem.”
0 comments :
Post a Comment