E sollën Ibrahimin a.s. pranë putave (idhujve) të tyre. Ndezën zjarrin në praninë e tyre. Qëllimi i djegies ishte që ata të shohin dhe të kënaqen vetë në shenjë hakmarrjeje. Ceremoniali i hakmarrjes ishte tejet masiv. Ata grumbulluan drunj si dhe iu drejtuan putave të tyre, pra, pranë fuqisë
së tyre dhe e ndezën zjarrin. Çdo gjë që bëheshe kishte për qëllim madhërimin dhe lartësimin e idhujve të tyre, kundrejt All-llahut xh.sh. Shtrohet pyetja, pse lejoi All-Ilahu që Ibrahimin ta sjellin para turmës dhe ta djegin në prani të idhujve të tyre!? Ishte e mundur që t’i mundësonte Ibrahimit të fshihej diku ose ta mbronte në një apo tjetër mënyrë!?

Mirëpo, as e para e as e dyta nuk ndodhi. Po të ndodhte njëra nga këto, atëherë adhuruesit e idhujve do të thonin se po t’a kapnim do ta digjnim dhe kështu ata do të vazhdonin me avazin e vjetër duke i lartësuar prapë idhujt si edhe më parë, po me atë “bindje për dobinë dhe fuqinë e tyre”. Kjo ishte arsyeja kryesore që Ibrahimi u desh të shkojë në vendin e djegies dhe të prezentohet para të gjithë atyre që besonin në putat e tyre të “fuqishëm dhe që iu sillnin dobi”, që të dëshmojnë se Allahu është i pamposhtur.

Ishte e mundur që zjarri të shuhej pas një shiu të furishëm, si një nga shkaqet e tjera për të mos ardhë deri te djegia. Kjo ishte e mundur të ndodhte, por, edhe kjo nuk ndodhi, për të njëjtën arsye siç përmendëm më sipër.

Ibrahimi a.s. nuk tentoi të ikë, por, u fut në turmën e drunjve ku zjarri ishte gjithnjë në rritje e sipër. Në një situatë të tillë siç ishte Ibrahimi a.s., All-llahu urdhëroi zjarrin që të bëhet i ftohtë dhe shpëtues për Ibrahimin.

Mrekullia e Ibrahimit nuk qëndron në atë që ai t’i shpëtonte zjarrit, sepse po të ishte dëshira e All-llahut që ai t’i shpëtojë zjarrit, atë nuk do ta kapnin fare, ose do të binte shi. Por, jo, asnjëra nga këto nuk ndodhi. All-llahu dëshiroi që zjarri të jetë përplot prush dhe Ibrahimi a.s. të hidhet në të, në prani të publikut, e që pastaj All-llahu të pengojë proçesin e rregullave të diegies.
“Ne thamë: O zjarr, bëhu i ftohët dhe shpëtues për Ibrahimin”. Kur’an,el Enbija ajeti 69

Vullneti i All-llahut pamundësoi dhe pengoi vetitë djegëse të zjarrit. “Zotët e tyre” të cilët i kishte shkatëruar Ibrahimi a.s qëndronin para zjarrit dhe po “kënaqeshin” në shenjë hakmarrjeje në praninë e publikut. Të gjithë prezentuesit dëshmuan se ata u mposhtën, kurse Ibrahimi a.s doli prej aty pa asnjë dëm.

Në këtë mënyrë ndodhi edhe me Musanë a.s. kur All-llahu xh.sh. e urdhëroi nënën e Musaut që ta hedhë në lumë djalin për ta shpëtuar. Për shpëtimin e një foshnje, me siguri që mendimi i fundit do të ishte që ate ta hedhin në Ium. Ky ishte inspirimi i All-llahut që ai të hidhet në lumë. Fëmia i posalindur të hidhet në lumë, do të ketë shumë më shumë rreziqe se në çfarëdo vendi tjetër. Do t’ishte e mundur të përmbyset nga valët sado të vogla dhe të mbytej, ose të sulmohej nga ndonjë shpend grabitqar dhe, ai nuk do të kishte mundësi të mbrohej. Mund t’i kanosej ndonjë rrezik tjetër që mund lehtë fare lehtë të pësonte. Domethënë hedhja në lumë do të ishte një nga vendimet e fundit të prindërve (nënës së tij) për shpëtimin e tij. Kishte mundësi të largohej nga Egjipti dhe të migronte me të. E mundur do të ishte që ta fshihte ate në një vend të sigurt. Por i gjithë ky rrezik ndodhi në saje të inspirimit të All-llahut i Cili e urdhëroi, që Musanë ta hedhë në lumë, ku rreziku i vdekjes ishte më i madh se shpëtimi i tij. Rreziku për mbytjen e Musaut ishte shumë i madh, qoftë me fundosje, qoftë me rrëmbim nga shpendët ose erërat e forta. E ëma pranoi të gjitha këto rreziqe, thujase kjo ishte e vetmja rrugë e cila do të ishte rrugë shpëtimi për Musanë a.s. Vërtetë kjo ishte e vetmja rrugë sepse kjo ishte dëshira e All-llahut e kur Ai është veprues, stagnojnë të gjitha arsyet, bëhet ajo e pa- pritura, pra që edhe hedhja në lumë të jetë shpëtim, siguri dhe qetësim.

0 comments :

Post a Comment