Ka jetuar për 47 vjet në shtëpinë e tij në periferi të Gjakovës por ka dy vjet që aty nuk jeton rregullisht. Edhe atëherë kur është pranë bashkëshortes e tre fëmijëve që i ka rritë me frikë, cingërimat e telefonit dhe kërcënimet nuk e lënë rehat. Tash i mallkon 80 mijë eurot që i kishte marrë me fajde e që ia shkatërruan jetën L. H.
S’guxojnë t’i raportojnë
Kishte menduar se me to do ta rimëkëmbte biznesin që kishte nisur në vitin 2004. Pasi kredi nuk mund të merrte sherri i dokumentacionit të mangët “shpëtimin “ e gjeti te fajdexhiu në rrethinë të Gjakovës nga i cili mori paratë që i duheshin urgjent, edhe pse me kamatë mujore 10 për qind.. Moskthimi në afatin prej tetë muajsh i ka shkaktuar telashe tepër të mëdha. Kamata rritej tmerrësisht kështu që tash, pas tri vitesh kamata i llogaritet në çdo dy javë dhe borxhi u mbledhur ka shkuar në 300 mijë euro.
"S’munda me i la me kohë dhe qe ku jam sot", thotë ai i zhgënjyer. "Fillova ta rimëkëmb biznesin por dështova. Morra para borxh nga i cili assesi të dal as sot e kësaj dite” thotë ai duke mos dhënë hollësi për biznesin e vetë e as për fajdexhiun .
0 comments :
Post a Comment