Një mollë në ditë e mban mjekun larg nesh". Kjo thënie e vjetër na kujton efektet pozitive të këtij fruti te shëndeti ynë, por sa prej nesh e dinë me saktësi se ku ndikon pozitivisht konsumi i përditshëm i tij.
Molla me vetëm 45 kalori për 100 g peshë përmban shumë vitamina e kripëra minerale. Falë fibrave në përmbajtjen e saj, molla ka ndikim pozitiv në jashtëqitje.
Gjithashtu, molla përmban acid salicilik, që ndihmon në pastrimin e dhëmbëve pas konsumimit të ushqimeve.
Ne po ju japim edhe 5 arsye të tjera për të konsumuar këtë frut të shëndetshëm.
1) Ul nivelin e të ashtuquajturit kolesterol i keq. Një studim i universitetit të Floridës ka arritur në përfundimin se konsumimi i një molle në ditë ul kolesterolin e keq tek gratë me 25 për qind për rreth 6 muaj. Dhe jo vetëm: ngrënia e mollëve në mënyrë të rregullt ul nivelin e agjentëve që kanë lidhje me sëmundjet kardiake (si p.sh. proteina C-reaktive) dhe ndihmon në rënien në peshë.
2) Ngadalëson kancerin në gjoks. E përdorur në formë ekstrakti, molla kundërshton zhvillimin e kancerit në gjoks. Sipas një studimi universitetit të New York-ut, ekstrakti i mollës, i cili iu dha minjve, u pa se ishte në gjendje të ngadalësonte rritjen e formës më vdekjeprurëse të kancerit të gjoksit. Dhe jo vetëm kjo. Kontibuti efikas i mollës u vu re edhe në parandalimin e të tjera llojeve kanceresh, si p.sh. ai i zorrës së trashë apo i prostatës.
3) Forcon kujtesën - Lëngu i mollës rrit prodhimin në tru të një neurotransmetuesi të rëndësishëm të quajtur acetilkolina dhe përmirëson kujtesën. Sipas profesorëve të Universitetit Lowell të Massachusetts-it, komunikimi cerebral i neurotransmetuesve është thelbësor për një shëndet të mirë jo vetëm të trurit, por të gjithë organizmit.
4) Parandalon rrudhat - Konsumimi i mollës i bën mirë edhe lëkurës, ngadalëson plakjen dhe kufizon formimin e rrudhave për shkak të sasisë së madhe të polifenoleve që përmban.
5) Mbron mushkëritë nga astma dhe alergjitë - Një studim i Universitetit të Nottingham-it në Britaninë e Madhe arriti në përfundimin se ai që konsumon 5 mollë ose më shumë është më pak i ekspozuar ndaj problemeve të aparatit të frymëmarrjes.

0 comments :
Post a Comment