Pyetje:A eshte e lejuar per nje grua te lexoje Kuranin ne heshtje? Apo duhet ta lexoje ate me ze te larte dhe ngadale?

Pergjigje: Leximi i Kuranit ngadale nuk eshte i detyrueshem, as per meshkujt e as per femrat, por duke bere keshtu konsiderohet te jete nje nder virtytet e leximit (te Kuranit).

Nder format me te mira te leximit eshte qe dikush e ben kete (pra lexon) ngadale dhe mendon per kuptimin e tij dhe arrin ta kuptoje ate. Dikush mund ta lexoje ate me shpejt me kusht qe asnje nga shkronjat te anashkalohet (pa u lexuar).

Sa per leximin me ze te larte apo ne heshtje, kjo varet nga personi: ne qofte se ndihet me i vemendshem dhe i perqendruar duke lexuar me ze te larte, ai duhet te lexoje me ze te larte, por per aq kohe sa ai nuk eshte duke shqetesuar dikend. Nese ai ndihet me i vemendshem dhe i perqendruar gjate leximit ne heshtje, atehere ai duhet te lexoje ne heshtje. Dhe ne qofte se te dyja (rastet) jane njesoj, ai mund te zgjedhe si deshiron ai.

0 comments :

Post a Comment