Trasmetohet nga Tajseleh ibn Mejjas:

“Isha me Nexhedaat (Khauarixhet) dhe bera nje gjynah qe e dija se eshte nga gjynahet e medha, e ja permenda kete Ibn Umerit”

Me tha: “Cili eshte ky gjynah?”

I thashe: “Keshtu e keshtu.”

Tha: “Nuk eshte prej gjynaheve te medha . Ata jane nente:

-Adhurimi i dikujt tjeter pervec Allahut

-Vrasja e te pafajshmit

-Ikja nga fronti

-Akuzimi i grave te ndershme

-Marrja e kamates

-Prekja e pasurise se jetimit

-Mohimi i Allahut ne Xhamine(e shenjte)

-Pirja e pijeve dehese

-Qarja e prindit nga sjellja e keqe e femijes ndaj tij

A ke frike nga Zjarri e do te hysh ne Xhennet?”

I thashe: “Po pasha Allahun!”

Tha: “A e ke gjalle baben?”

I thashe: “Kam vetem nenen.”

Tha: “Uallahi nese do ti flasesh bute asaj dhe do ti japesh per te ngrene, padyshim qe do te hysh ne Xhennet nese i largohesh gjynaheve te medha.”

0 comments :

Post a Comment